×
  • Lajme
  • Lajme

    Fermerit nga Drenasi ia djegin 5 hektarë mjedër

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 21:47

    Dëmet nga zjarret në vend po rriten çdo ditë, me ç’rast në jo pak raste po dëmtohet djersa e qyetetarëve.


    Kështu i ka ndodhur së fundmi një fermeri në Komunën e Drenasit të cilit i janë djegur rreth 5 hektar mjedër, ndërsa është dashur të intervenojë edhe ekipi i zjarrfikësve.

    Fermeri nga fshati Gradicë është shprehur tejet i shqetësuar me dëmet që ka pësuar, ndërsa ka treguar se falë zjarrfikësve ka arritur të shpëtojë një pjesë e plantacionit.

    ‘”Është për të ardhë keq se çfarë njerëz mbanë kjo tokë. Sot persona të pandërgjegjshëm i kanë vu zjarrit plantacionit me rreth 5 hektar mjedër, por për fat një familjar i imi nga Baica ishte duke kalu andej e ma dha lajmin e hidhur. Me intervenimin e shpejtë të zjarrfikësve nga Drenasi, arritëm ta shpëtojmë pjesën dërmuese të plantacionit”, ka treguar ai.

    Ndryshe, pavarësisht apelit për mos djegien e fushave, pronarë të ndryshëm vazhdojnë t’i vëjnë zjarrin tokave të tyre me arsyetimin se ato do jenë produktive. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!