Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka nisur seanca e radhës ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, shkruan Reporteri.net.
Seanca ka nisur me vonesë prej 45-minutash, pasi ishte paraparë të fillojë në ora 09:00.
Në këtë seancë pritet të dëgjohet raporti i autopsisë nga mjeku ligjor Naim Uka.
Naim Murseli dhe të tjerët janë sjellur të prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie në gjykatë, shkruan Reporteri.net.
Seanca e kaluar u përqendrua në dëgjimin e ekspertit të psikiatrisë që kishte ekzaminuar gjendjen mendore të të akuzuarit Naim Murseli.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, rreth orës 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” të fshatit Bërnicë të Prishtinës.