×
  • Lajme
  • Lajme

    Fisnik Ismaili kujton kohën në Koshare, tregon detaje për Nasim Haradinajn

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 23:59

    Deputeti i PSD-së Fisnik Ismaili ka folur rreth kohës së tij në Koshare dhe raportet me Nasim Haradinajn.


    Ismaili ka treguar se në Koshare ishte përgjegjës për pajisjet e komunikimit edhe radiolidhjeve. Në këtë mënyrë, thotë të ketë pasur komunikim të vazhdueshëm me komandantët, por se si i tillë nuk mban mend t’i jetë prezantuar Nasim Haradinaj.

    “Kam qenë mbikëqyrës në radiolidhje. Nuk e di që ndonjëherë që kam komuniku me të në ndonjë aksion ose betejë e cila është ndërmarrë për me e ditë që ka qenë njëri prej komandantëve”, thotë Ismaili.

    “Unë e di që ka qenë shkurt aty, ka hy e ka dalë. Nuk mu ka prezantu si njëri prej komandantëve me të cilët kam pasur punë. Nuk ia di as nofkën dhe se di a ka pasur nofkë. Nuk e di as cilën togë e as çka komandu”, shpjegon ai.

    Ismaili nuk mban mend që Haradinaj të ketë qenë pjesë e Betejës së Koshares.

    “Jam tu folë për pjesëtarët e Brigadës Agim Ramadani. Sa e di unë Nasim Haradinaj ka hy e ka dalë. Nuk e di që ai ka qëndruar gjatë Betejës së Koshares. Një herë e kam taku”, tha Ismaili, në T7.

    Ndërkohë, ish-deputeti i VV-së thotë se në Koshare ishin ‘një familje e madhe’ por edhe se kishte ‘sabotazhe’.

    “Ka pasur sabotazh për gjëra që unë nuk i di dhe s’më takon me fol. Kemi qenë si një familje e madhe. Edhe tani jemi politikisht të shpërndarë por duhemi si vëllezër’, tha Ismaili.

    Ish-komandanti i Betejës së Koshares Nasim Haradinaj, që tani është nënkryetar i OVL të UÇK’së ditë më parë tha se roli i Ismailit ka qenë për të mbushur bateri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!