×
  • Lajme
  • Lajme

    Fisnik Ismaili tregon si në Koshare e urdhëruan të jap intervistë për mediat angleze

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 21:39

    Deputeti i Partisë Social Demokrate (PSD), Fisnik Ismaili, ka treguar detaje për Betejën e Koshares, çfarë detyre ka pasur përsipër dhe si e detyruan të jap intervistë për mediat angleze. 


    Ismaili, ka thënë se tendenca për t’a denigruar kontributin në luftë është “veprim shumë i poshtër”.

    “Është fakt që kam mbush bateri. Por kjo nuk ishte detyra ime kryesore. Duke njohur nivelin intelektual të dyve [Nasim Haradinaj e Milaim Zeka], e kuptoj që ata nuk e kanë as idenë më të vogël se çfarë kanë qenë detyrat e mia aty”, tha ai.

    Ish-luftëtari i UÇK-së ka thënë se është e vërtetë edhe se Milaim Zeka e ka fotografuar dhe artikulli ka dalë në gazetën angleze “Daily Mail”, por kjo nuk ka qenë diçka pozitive.

    “Jam fotografuar pa dëshirën time, pasi askush nuk është lejuar të futet në dhomën ku kam operuar pasi ishte punë konfidenciale…Milaim Zeka ka ardhur aty me një direktivë nga lartë. Atij i kanë lejuar të bëj çka të dëshiron”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    “Unë është dashur ta lus gazetarin anglez për një orë që të mos e cek se çfarë detyrash bëj. Atij i kish treguar dikush dhe e dinte se çfarë bëja. Në artikull nuk ceket se çfarë bëj unë. Ne e kemi ruajtur faktin se po përgjojmë serbët me jetë. Po të merrnin vesh ne nuk kishim mundur të bënin shumë veprime”.

    Ismaili thotë se atij i është rrezikuar edhe familja, pasi po të zbulohej, do t’i rrezikohej familja në Kosovë.

    “Unë jam urdhëruar të jap intervistën. Milaim Zeka nuk më ka bërë nder që më ka çitë në gazetën e Anglisë”, ka pohuar Ismaili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!