×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet djali i 61 vjeçarit që vrau gruan dhe renë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 11:38

    Hendbollisti, Kreshnik Krasniqi, djali i 61 vjeçarit që kreu vrajsen e trefishtë, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se tre familjarët e tij të ngushtë, dy prindërit dhe gruaja e tij kanë vdekur tragjikisht në ditën e djeshme.


    ”Në emër të familjes Krasniqi ju njoftoj se me datën 22.04.19. Tragjikisht ndërruan jetë tre anëtar të familjës së ngushtë.
    Për datën , kohën e varrimin ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar në postimin e tij Kreshnik Krasniqi, transmeton Reporteri.net

    Dje Reporteri gjatë ditës ka raportuar se rreth mesditës një person mori jetën e dy grave e më pastaj të vetes në lagjen Dardania të Prishtinës.

    Policia e Prokuroria kanë konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se krimi ishte brenda familjes dhe kishte ndodhur në banesën e tyre, shkruan Reporteri.net.

    “Po, familjarë janë. Vjehrri e ka vra gruan e djalit të tij, pastaj e ka vra gruan e tij dhe në fund ka bërë vetëvrasje”, ka konfirmuar prokurori Imer Beka për Reporterin.

    Mësohet se dy gratë e vrara janë Hysnije Krasniqi dhe Remzie Krasniqi, ndërsa burri që vrau ato e më pas veten, quhet Hasan Krasniqi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!