×
  • Lajme
  • Lajme

    Flora Brovina kujton demonstratën e parë – si u çu në këmbë krejt salla dhe më përqafonin

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 20:26

    Pas 20 vitesh nga arrestimi i saj, humanistja Flora Brovina ka shpalosur rrëfimin për angazhimin e saj politik.


    Ajo e kujton hollësisht demonstratën e saj të parë.

    “Kur filloi ora letrare unë isha shumë e shqetësuar sepse flitej për ujkun i cili domosdo ishte edhe në medie. Dikush nga publiku nuk e pëlqeu këtë shprehje ‘Ujku në gazetë’, sepse thanë nuk është poetike. Atëherë unë u ngrita dhe e bëra një demonstratë të vogël. Thashë që unë vi nga jugu, sepse kështu quhej Kosova, dhe nëse më shihni në të zeza mos mendoni që vi nga Afrika, edhe në jemi njësoj, nuk vi nga Afrika por nga Kosova, thashë nuk pajtohem se ujku nuk është në gazetë, ai është edhe në shtëpitë tona dhe pikërisht sot kisha një dilemë nëse duhet të rrija në shtëpi ta dëgjoj televizionin apo të vijë në orë letrare”, kujtoi ajo.

    “Për t’i dëshmuar vetvetes se ne nuk do të vdesim, do të jemi të fortë, erdha në orë letrare”.

    Pas këtyre fjalëve, thotë Brovina, audienca u ngrit në këmbë dhe e duartrokiti pa ndalë.

    “Krejt salla u çu në këmbë e mu afruan e më përqafonin”.

    Për afro dy vjet Brovina ishte maltretuar nëpër burgjet serbe, duke u bërë atëbotë njëra ndër gratë më të njohura të burgosura në botë. Ajo u lirua, pasi që ishte dënuar nga gjykata serbe me 12 vjet burgim, pas shumë apeleve, peticioneve dhe shpërblimeve ndërkombëtare.

    “Kjo ishte demonstrata ime e parë”, përfundoi Brovina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!