×
  • Lajme
  • Lajme

    Florent Ahmetaj varroset sot

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 10:32

    Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së kaluar, Florent Ahmetaj nga Rezalla e komunës së Skenderajt humbi jetën nga të shtënat me armë.


    I njëjti ishte në orar të punës në një kazino në dalje të Lipjanit në momentin kur dikush tentoi të kryente një grabitje në lokali në fjalë.

    Ahmetaj u qëllua me dy plumba, përderisa i dyshuari është ende në arrati.

    E varrimi i 36 vjeçarit bëhet sot. Familjarë të tij kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se varrimi bëhet sot në ora 17:00 në Rrezallë.

    Rasti i vrasjes së Ahmetajt është i dyti përgjatë këtyre ditëve, derisa një i ri tjetër u vra të dielën që shkoi në një kazino në Suharekë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!