Fotografi nga kampi AlHawl, ku jetonin kosovarët që u kthyen nga Siria

110 persona, familjar të xhihadistëve nga Kosova që kanë luftuar në Siri, janë kthyer të premten mbrëma rreth orës 23:00 në Prishtinë.


Reporteri.net ka raportaur se të kthyerit në Kosovë tashmë po qëndrojnë në Qendrën e Azil-Kërkuesve në Vranidollë, pak kilometra larg kryeqytetit.

Ndryshe nga Kosova më shumë se 300 persona, ndër ta gra, burra e fëmijë kanë udhëtuar për në Siri që nga viti 2012.

E nga një muaj paraburgim i është caktuar katër të dyshuarve për terrorizëm të kthyer nga Siria. Vazhdimi paraburgimit për këta katër të dyshuar u bë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Të kthyer nga Siria të premten janë 32 gra, 74 fëmijë të lindur nga njëri prind me shtetësi kosovare (9 prej tyre janë kthyer pa prindër) dhe 4 burra, që dyshohet se kanë luftuar për organizatën terroriste ISIS.

Ndërsa një producent i ‘NBC News’ ka publikuar sot disa fotografi të cilat thotë se janë realizuar pikërisht në kampin sirian ku qëndronin edhe këta kosovarë që tashmë janë kthyer.

“Kosova ka kthyer disa nga qytetarët e tyre nga kampi AlHawl. Fotografitë janë realizuar disa ditë më parë në kampin AlHawl”, shkroi Mahmod Shikhibra në Twitter.