×
  • Lajme
  • Lajme

    Franca falënderon Kosovën për mbështetje pas zjarrit në Notre-Dame

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 22:35

    Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë simbolike të parave prej 20 mijë eurosh në kontribut të restaurimit të Katedrales Notre-Dame në Francë që u përfshi nga një zjarr aksidental.


    Kjo gjë është ,mirëpritur nga Franca e cila përmes ambasadës së vet në Kosovë, ka falënderuar përzemërsisht Kosovën, autoritetet politike, fetare dhe shoqërinë civile për mesazhin e dhënë.

    “Ambasada franceze në Kosovë dëshiron t’i falënderojë ngrohtësisht autoritetet politike, fetare dhe shoqërinë civile të Kosovës për mesazhin e tyre mbështetës pas zjarrit që shkatërroi një pjesë të katedrales Notre-Dame në Paris”, thuhet në falënderimin e ambasadës së Francës.

    Më tutje, thuhet  se kjo është dëshmi e simpatisë dhe miqësisë që e ndjen populli francez, duke vazhduar me falënderim edhe për Qeverinë për fondet e ndara.

    “Këto janë dëshmi të simpatisë dhe miqësisë që shkojnë në ndjenjat e popullit francez. Franca falënderon gjithashtu Qeverinë e Kosovës për kontributin e saj në fondin për restaurimin e Notre-Dame”, thuhet në fund të falënderimit.

    Kujtojmë se ndarja e fondeve nga Qeveria e Kosovës ka ngjallur debat të madh dhe reagime të shumta në opinion “pro et contra”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!