×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    FSK ia dorëzon Policisë dhe Forenzikës trupin e mërgimtarit që u mbyt në Ujman, publikon foto nga operacioni i kërkimit

    Reporteri
    29 Korrik 2025 | 17:05

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar gjetjen e trupit të mërgimtarit që u mbytë në Liqenin e Ujmanit.

    Në njoftim thuhet se përfshirja e FSK’së në këtë operacion humanitar të kërkimit është bërë pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë dhe koordinimeve me partnerët.

    FSK ka bërë me dije se pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme, shkruan Reporteri.net.

    “Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur. Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit”, thuhet në njoftim.

    Në postim janë bashkangjitur edhe disa fotografi nga operacioni i kërkimit.

    Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit që u mbyt në Liqenin e Ujmanit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!