110 persona qytetarë të Kosovës, të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri janë kthyer javën e kaluar në Kosovë.
Kthimi i tyre u bë nga Turqia me një aeroplan që mbante flamurin amerikan, çka Reporteri.net ishte i vetmi nga mediat shqiptare që raportoi për këtë gjë. Kthimi në Kosovë i tyre ishte pjesë e një plani në koordinim të plotë me SHBA.
Politikani Fuad Ramiqi ka folur në T7 për kthimin e këtyre kosovarëve.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka qenë e gatshme t’i pres qytetarët që ishin në Siri.
“Kthimi i tyre nuk është befasi për mua. Ata është dashur të kthehen edhe më herët, por unë kam informata se shteti ynë deri më tash nuk ka qenë i gatshëm t’i pres ata. Mirëpo, kthimi i tyre është bërë pas presioneve që janë bërë nga ndërkombëtarët” .
Ai thënë se të gjithë të riatdhesuarit duhet të kenë kujdes të shtetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.