×
  • Lajme
  • Lajme

    Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia ka më shumë implikime politike sesa kërcënim ushtarak, thotë profesori amerikan

    Reporteri
    18 Janar 2022 | 16:00

    Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia po konsiderohet rrezik për Ballkanin Perëndimor, kësisoj, është kërkuar edhe ndërhyrja e SHBA-së dhe BE-së.

    Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, njëherësh profesor amerikan, Alon Ben-Meir në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net tha se këtë veprim nuk e sheh si kërcënim, po më shumë implikim politik.

    “Vendimi i Putinit për ta furnizuar me armë Serbinë, është llogaritur për të ndikuar më shumë te Serbia, sepse me këto furnizime me armë vijnë edhe trajnerë, furnizime të vazhdueshme me pjesë këmbimi etj., gjë që i mundëson Rusisë të mbajë një prani të vazhdueshme të personelit ushtarak në Serbi. Kjo, për mendimin tim, ka implikime më të mëdha politike sesa një kërcënim ushtarak. Nuk ka nevojë për ndërhyrje të BE-së apo SHBA-së, lidhur me furnizimet me armë ndaj shteteve të tjera të Ballkanit”, tha Ben-Meir në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net.

    Ajo që BE-ja duhet të bëjë në vend të kësaj, tha tutje Ben-Meir, “është të përshpejtojë procesin e integrimit të shteteve ballkanike, e cila në të vërtetë është mënyra e vetme për të parandaluar rritjen e ndikimit të Rusisë dhe Turqisë në Ballkan”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!