×
  • Lajme
  • Lajme

    Gara e “fshehtë” për të parin e LDK-së

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 8:35
    Ndonëse ka kohë që Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nisur procesin e brendshëm zgjedhor, ende asnjë anëtar i saj nuk e ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së, përderisa i pari i saj Isa Mustafa nuk po e mohon mundësinë e marrjes së një mandati tjetër.

    Analistët vlerësojnë se kjo garë po shkon në mënyrë të “fshehtë” për shkak të ndërhyrjeve nga jashtë, që mund t’i sjellin dëm LDK-së gjatë këtij procesi.

    Muajin e kaluar Lidhja Demokratike e Kosovës i ka shpallur zgjedhjet e brendshme në parti, por ende nuk ka asgjë zyrtare se cilët mund të jenë kandidatët potencialë për kryetar të LDK-së. Ndonëse janë përmendur shumë emra të rinj që mund të jenë kandidatët e mundshëm për të parin e LDK-së, gjasat që kryetari aktual Isa Mustafa të kandidojë edhe për një mandat tjetër janë të mëdha. Këtë nuk e ka mohuar as kryetari i LDK-së, por as zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa, i cili në një prononcim për “Zërin” e ka quajtur të hapur procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së.

    “Nuk e di a do të kandidojë Isa Mustafa, mirëpo procesi ka qenë dhe mbetet i hapur. Ne me statut e kemi që secili anëtar ka të drejtë ta shprehë vullnetin e tij dhe nëse e ka përkrahjen e strukturave, atëherë kandidon, i merr votat dhe bëhet kryetar. Procesi është i hapur për të gjithë, nuk përjashtohet askush, qoftë aktual, qoftë në të kaluarën, qoftë në aspektin gjinor e të tjera”, ka thënë Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!