×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Gashi: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët

    Reporteri
    08 Gusht 2025 | 13:10

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e kësaj partie dhe PDK’së për ngërçin, e cila konstatoi se Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se kryesuesi i seancës ka shkelur Kushtetutën me vendimin për ta bërë votimin të fshehtë.

    Gashi ka thënë se ky vendim është “shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët”, shkruan Reporteri.net.

    “Demokracia nuk mbahet me lojëra procedurale, por me respektim të ligjit!”, ka shkruar tutje ai.

    Në njoftimin e Kushtetueses thuhet se votimi mund të realizohet vetëm deri tri herë për kandidatin e njejtë.

    “TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet në njoftim.

    Deputetët urdhërohen që të marrin pjesë në seancë dhe në votim.

    “TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!