×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Përçarja

    Gazetari Rexha: Edhe 7 degë pritet të kërkojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

    Reporteri
    24 Qershor 2026 | 11:36

    Pas Pejës e Lipjanit dhe degës së dytë të Prishtinës, edhe së paku 7 degë të tjera pritet të kërkojnë largimin e Lumir Abdixhikut nga udhëheqja me LDK-në.

    Siç raporton gazetari Xhemajl Rexha i Euronews Albania me këtë kërkesë në ditët në vazhdim pritet të dalin edhe degët e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Fushë Kosovës, Obiliqit e Shtimes, sikurse edhe Dega e Parë e LDK-së në Prishtinë. Kjo e fundit është udhëhequr për shumë vjet nga ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri në Kodrën e Trimave.

    Në përgjigje të kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku i ka akuzuar Imri Ahmetin e Gazmend Muhaxherin për sabotazh duke kërkuar largimin e tyre. Kryetari i LDK-së, ndërkohë i ka falënderuar ata që e kanë përkrahur me mesazhe.

    Degët e Istogut dhe Ferizajt, si dhe disa ish-deputetë e kanë përkrahur publikisht Abdixhikun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!