×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Media

    Gazetarja e Reporteri.net, Arjeta Shabani, shpërblehet me çmimin e tretë të AGK-së për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025

    Reporteri
    04 Dhjetor 2025 | 16:01

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në partneritet me JTI-në, ka organizuar sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për: Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025.

    Në këtë ceremoni, gazetarja e gazetës online Reporteri.net, Arjeta Shabani ka fituar çmimin e tretë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025.

    Artikulli “Kosova, nga “insider tip” drejt destinacionit të ëndërruar” trajton rritjen e turizmit malor në Kosovë dhe ndikimin pozitiv të shtigjeve të ecjes.

    Kosova, nga “insider tip” drejt destinacionit të ëndërruar

    Në artikull, turistë nga vende të ndryshme evropiane – si Gjermania dhe Holanda tregojnë përvojat e tyre pozitive, duke vlerësuar natyrën, mikpritjen, ushqimin tradicional dhe autenticitetin e bujtinave.

    Përkundër këtij potenciali, artikulli thekson sfida të mëdha: mungesë bujtinash të mjaftueshme, problem me menaxhimin e mbeturinave, mungesë të guidave të licencuara dhe infrastrukturë të dobët (ujë, rrugë, energji).

    Në ceremoninë e AGK-së, në partneritet me JTI-në, çmimin e parë e kanë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025 e kanë ndarë gazetarët Alberta Hashani e “Betimi për Drejtësi” dhe Egzon Dahsyla i “Kallxo.com”, ndërsa çmimin e dyte e ka fituar gazetarja gazetarja e “KTV/Koha”, Sanie Jusufi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!