×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj – Haradinajt: Çakorrin e Kullën e ke pasë kurban me ardhë në pushtet, ja pafsh hajrin

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 20:47

    Pas deklaratave të sotme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se me votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk është humbur as Çakorri dhe as Kulla, ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj. 


    Gecaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Haradinaj  Çakorrin dhe Kullën e ka pasur kurban për të ardhur dhe më vonë për të mbetur në pushtet, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    GJUAN GURIN – FSHEHË DORËN!“Kryeministri vazhdon të flasë se s’është humbur Çakorri e Kulla, i quan gënjeshtar kritikuesit”Duhet të jesh interesgji, i pashkolluar apo i padijshëm ta thuash por edhe ta besosh këtë deklarim! Pa marrë parasysh që keni aprovuar tri dokumente (dy plotësisht jo-relevante), parlamenti i Malit të Zi ka aprovuar vetëm marrëveshjen, dhe kontestimi i atij kufiri tash do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s. Çakorrin e Kullën i keni pasur kurban për të ardhur dhe më vone për të mbetur në pushtet! “Ja pafshi hajrin”!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!