×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj i reagon Halitit: Me mohimin e FARK-ut po tenton të përvetësoi historinë tonë

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 19:55

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka hedhur poshtë mundësinë e ekzistimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).


    Haliti të mërkurën mbrëma në Dukagjin është shprehur se nuk është në dijeni që ndonjëherë ka pasur FARK pasi sipas tij nuk ekziston as një argument i vetëm për këtë punë.

    “Nëse e kanë pas uniformën e UÇK-së nuk kanë mundur të jenë FARK. Nuk pranova të shkoj në betimin e të quajturve FARK. Nuk kanë pasur njerëz, nuk kanë pasur as armatim. Në territorin e Kosovës nuk ka pas FARK”, ka deklaruar Haliti.

    Ndaj këtij deklarimi të Halitit ka reaguar Bajram Gecaj ish-zv.ministër dhe ish-këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, shkruan Reporteri.net.

    Gecaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se Haliti duke tentuar ta mohoi ekzistencën e këtyre forcave tenton të përvetësoi dhe të ri-orientoi historinë tonë të lavdishme drejt interesave individuale, parciale e klanore.

    Postimi i plotë i Gecajt:

    FARK-ofobia!

    Është interesant që sapo të ngritët çështja e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), deputeti i PDK-së dhe ish aktivist i LPK-së, Xhavit Haliti, na paraqitet vazhdimisht si njëri nga më të zëshmit në nxjerrjen e ofendimeve, pezmit e vrerës në lidhje me këtë formacion, i cili përbëhej nga njësitet më profesioniste dhe më së miri të organizuar të luftës sonë çlirimtare.

    uke mohuar ekzistencën e këtyre forcave, të përbëra nga ekspertë të profesionit dhe nga shumë atdhetarë e patriotë të cilët i ishin bashkuar luftës çlirimtare të rreshtuar rreth institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, si nga brenda vendit ashtu edhe nga diaspora, Haliti tenton të përvetësoi dhe të ri-orientoi historinë tonë të lavdishme drejt interesave individuale, parciale e klanore.

    i nuk i bren ndërgjegje këta njerëz se po ofendojnë gjithë këtë armatë luftëtarësh, aktivistësh e patriotësh, çdoherë kur shtrembërojnë faktet, kur mohojnë dhe ofendojnë gjakun e tyre të dredhur për liri, pavarësi e demokraci, duke lënduar kështu jo vetëm luftëtarët në fjalë, por edhe ndjenjat e familjarëve të tyre dhe popullit të Republikës së Kosovës në përgjithësi, të cilët sot gëzojnë lirinë që na solli mundi, djersa dhe gjaku i këtyre atdhetarëve.

    kjo, fatkeqësisht, bëhet kryekëput për arsye të pastra politike dhe me qëllim të përvetësimit të padenjë e të pa-dinjitetshëm të fryteve të një lufte epike çlirimtare e gjithëkombëtare!

    aktet dhe të vërtetën nuk do të mund t’i mohoi, anashkaloi apo t’i shlyej bash asnjeri nga ne.

    Historinë nuk do të mund ta shkruajnë akterët e këtyre ngjarjeve, por këtë do të bëjnë gjeneratat e reja të historianëve modern e profesionistë! /Reporteri.net/.

    Haliti: Nuk ka ekzistuar FARK-u

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!