×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Deçan

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 11:54

    Në fshatin Baballoq të Deqanit, mbrëmë është gjetur i vdekur 20 vjeçari E.H. Ai ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e tij, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, shkruan Reporteri.net


    Policia e Rajonit të Pejës përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se ata janë informuar për rastin mbrëmë.

    ‘Me datën 19 prill 2019 rreth orës 23:35, Policia është informuar se në fsh. Baballoq në shtëpin e ankusit, tani viktima E.H. (i lindur) 1998 m/k/sh, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor’, thuhet në komunikatën e Policisë.

    Njësitet policore të stacionit policor në Deçan së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa rasti po cilësohet si “hetim i vdekjes’.
    “Lidhur me rast është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, rreth ores 02:20 është terhequr nga vendi i ngjajës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!