×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një i vdekur rreth 50 vjeçar tek Ibri

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 17:01

    Para pak minutash është gjetur një trup i pajetë në afërsi të lumit Ibër.


    Reporteri mëson se bëhet fjalë për një person rreth moshës 50 vjeçare, identiteti i të cilit akoma nuk dihet.

    Burime të Reporterit nga Policia në veri të Mitrovicës, tregojnë se trupi është gjetur skaj lumit në pjesën e njohur si tek “Tre rrokaqiejt”.

    Ndërkohë, gazeta ka provuar të kontaktojë zyrtarisht me Policinë në veri, mirëpo Besim Hoti ka mbyllur telefonin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!