Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë të Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq deklaroi sot se platforma për dialogun e miratuar nga ana e Prishtinës është gozhda e fundit në arkivolin e dialogut, os siç tha ai “vrasje me paramendim e dialogut”, transmeton Reporteri.net.
Gjuriq për TV Pink tha se edhe Sllobodan Petroviq, votoi për miratimin e kësaj platforme në Kuvendin e Kosovës.
“Lista Serbe është organizim politik i serbëve në Kosovë, e cila fitoi mbi 90 përqind të votave të bashkatdhetarëve tanë në krahinën tonë jugore. Ajo u krijua me idenë që që serbët në Kosovë nuk duhet të ndahen politikisht para shqiptarëve, por duhet të jenë të bashkuar dhe unik”, u shpreh Gjuriq.
Ndërkaq, edhe Vuçiq foli dje për Platformën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës me të njëjtin ton. Sipas tij, Prishtina zyrtare po e mbyt dialogun./Reporteri.net/.