×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyshja e 6 vjeçarit nga Peja që ndërroi jetë në QKUK: 2 orë pritëm ambulancën për ta bartur nipin nga Peja

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 23:14

    Arber Berisha – 6 vjeçar nga Peja ka vdekur nga sulmi në tru, përderisa ishte duke u trajtuar në QKUK.


    Valbona, gjyshja e 6-vjeçarit që ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë ka treguar se si ka ndodhur rasti.Ajo ka treguar se ka pritur 2 orë për shofer të ambulantes në spitalin e Pejës për ta dërguar në Prishtinë.

    Ajo ka treguar se djali i ka vdekur në duar, ndërsa mjekët më pas janë munduar ta kthejnë në jetë por nuk ka mundur, shkruan Reporteri.net.

    “Fëmijën e kem dërgu me datë 15, ditë e hanë. E kem dërgu me temperature e ethe, të skuqur nëpër trup. Në pediatri i kanë thane se ka pezmatim në fyt, por djali ka thënë po më dhemb koka. Ja ka qit një terapi edhe na kanë thane dhe e kena pru te shpija. Të nesërmen ka fillu me vjdh. E kem qu prap te pediatri në ambulantë . Doktoresha tha ka infeskion në fyt dhe me ja përdorë terapinë. Qone në infektive dhe ja japin një infuzion. E kemi dërgu në spitalin e Pejës dhe si e kemi shti në Infektivën e Pejës i ka humbur vetëdija. Infeskioni i ka shku prej fytit në tru”, ka deklaruar gjyshja Valbonë e 6-vjeçarit të ndjerë për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ajo më tej tregon se çfarë i kanë thënë mjekët në infektivën e Pejës.

    “Mjeku ka tha shumë vonë e keni pru. Na e kem qu por ata na kanë qoni te shpija se kurgjë s’ka. Pas 2 orëve  na kanë thane veç me qu për Prishtinë se është keq, se ju vështirësu frymëmarrja. Në infektivë Pejës janë kujdesur mire por thojshin vonë e keni pru”, ka deklaruar ajo.

    Më tej ajo ka treguar se në ç’farë gjendje ka qenë djali kur e kanë dërguar në Infektivë në QKUK.

    “Ka qenë pa vetëdije. Në infektivë në Prishtinë na kanë thëne se gjendja është serioze, por na kanë thane se pshton e bën më mire. Na thane qone në dhomën C dhe e dërgova. Djali ka vdek në doren time. E kam qu prej dhomës në dhomë të oksigjenit. Aty u kanë boca e oksigjenit, ajo motra u mundu me ja dhanë oksigjenin. Unë i thash ky s’ka puls. Dikur ka ardh një mjek e ka rëndu në gjyks”, ka deklaruar ajo.E pyetur se a i është bërë obduksioni 6-vjeçarit, gjyshja e të ndjerit ka thënë se jo pasi nuk ka pasur dëshirë ajo.“Unë s’kam dasht me i banë obduksion, s’kam pas qef me i bo autopësi”, ka deklaruar ajo. /Reporteri.net/.

    6 vjeçari nga Peja vdes në QKUK, familjarët akuzojnë mjekët: Ky vend po merr jetë

    Vdekja e 5 vjeçarit nga Peja në Klinikën Infektive, ky është sqarimi i QKUK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!