Grupi Parlamentar i LDK’së do të mbajë një mbledhje para seancës së sotme, ku do të marrë “vendimin final” sa i përket çështjes së nënkryetarit serb të Kuvendit.
Kështu ka deklaruar deputeti i LDK’së, Arben Gashi, duke shtuar se detyrimet kushtetuese duhet të zbatohen.
“Bllokimi nuk është kushtetues, është politik. …Ai është detyrim kushtetues, por tash po shkojmë në mbledhje të grupit parlamentar për të marrë vendimin final”, ka thënë Gashi./Reporteri.net