×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Grabitja e armatosur në Suharekë, një polic i plagosur e një tjetër i lënduar gjatë shkëmbimit të zjarrit

    Reporteri
    22 Nëntor 2023 | 17:48

    Një polic ka mbetur i plagosur, dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore nga grabitja e armatosur pasditen e së mërkurës në Suharekë.

    Kjo u konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    “Vetëm një polic është i plagosur, tjetri ka marrë lëndime të lehta trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Gashi për Reporteri.net.

    Katër persona të armatosur kanë grabitur një argjendari sot në Suharekë.

    Të njëjti kanë shtënë me armë në drejtim të policisë, derisa në pamjet e publikuar shihet se si tre nga grabitësit mbushnin çantat ndërsa një nga ta ruante nga jashtë.

    “O ik”, “Kuku si nëpër filma”, pamje të reja nga grabitja e armatosur në Suharekë ku u plagos një polic

    Togeri i Policisë së Kosovës bëri të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se të dyshuarit ndodhen ende në arrati.

    “Sot rreth ores 15:45 Eshtë marrë informate së në Suhareke ne një argjentari është një grabitje me armë ne zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi për Reporteri.net.

    Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, i cili ka kërkuar nga qytetarët që të ruajnë qetësinë, si dhe ka uruar që raste të tilla mos të përsëriten kurrë më.

    “Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen”, shkroi ai në Facebook. /Reporteri.net/

    Katër të dyshuarit e përfshirë në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ndodhen në arrati

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!