×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hallakamë” në Podujevë: Isa Mustafa e Agim Veliu bëjnë fushatë, brohoriten nga aktivistë të VV-së

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 14:12

    Dy ditë para zgjedhjeve për kryetar komune, është tensionuar situata në Podujevë.


    Në disa video, shihet se në sheshin e qytetit të Podujevës janë grumbulluar simpatizantë të të dyja partive, VV dhe LDK.

    Pikërisht aktivistë të LVV-së, kanë brohoritur pak para se në këtë shesh të zbriste kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në ditën kur edhe mbyllet fushata për zgjedhjet e parakohshme.

    Aty po ashtu vërehet se qytetarët nuk po e respektojnë fare distancën sociale, pavarësisht se numri i rasteve me koronavirus është rritur shumë gjatë javëve të fundit.

    Ndryshe, zgjedhjet në Podujevë do të mbahen këtë të dielë.

    Në garë për kreun e komunës janë tre kandidatë. Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!