Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, është takuar sot me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA’së në Kosovë, Anu Prattipati, teksa ka theksuar se SHBA është aleati kryesor i Kosovës.
Teksa ka njoftuar për këtë takim, Hamza ka thënë se PDK-ja është konstruktive dhe se do ta vazhdojë praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik, duke nënvizuar se cilat janë vijat e kuqe të kësaj partie, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza.
“Vijat tona të kuqe janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit”, ka shkruar Hamza.
Hamza ka shtuar se e vlerëson mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi.
“Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi. Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj. ????”, ka shkruar Hamza.
PDK dhe partitë e tjera e kanë bojkotuar seancën e sotme për buxhetin./Reporteri.net