×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj – Batalionit të Atlantikut: Na duhet ndihma juaj, puna e atdheut nuk është kryer ende

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 17:36

    Në 20 vjetorin e themelimit të Batalionit Atlantiku, në Prishtinë u mbajt një akademi përkujtimore në të cilën kanë marr presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.


    Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ende kanë nevojë për mbështetjen e tyre.

    “Kur flitet për luftën e Kosovës edhe batalioni Atlantiku e ka historinë e tij dhe krenarinë e tij. Kur e folim historinë e Kosovës, është e dhimbshme dhe martire. Ajo që është me rëndësi ta vërtetojmë është se ka zënë vend e drejta e shqiptarëve, edhe sakrifica juaj. Serbia sot po provon të mohojë krimin që ka bërë, po provon me ndryshu të vërtetën, me u paraqit viktimë. Si atëherë edhe sot ju jeni të nevojshëm për atdheun. Çdo vlerë e popullit tonë na është marrë. Gjysma e popullit në Kosovë është përzëne e gjysma është detyru me jetu në torturë, duhet t’ua tregojmë botës këtë. Kemi me qenë çdo herë bashkë mos me leju dikush me tjetërsu të drejtën tonë e sakrificën tonë. Kërkoj ndihmën tuaj të jemi bashkë, sepse puna e atdheut tonë nuk është kryer ende”, tha Haradinaj.

    Presidenti Hashim Thaçi tha me këtë rast se ardhja e tyre këto ditë në Kosovë është nder , krenari dhe fuqizim për vendin.

    “Është edhe mesazh që dërgohet edhe për respektimin e së kaluarës sonë të përbashkët, edhe të thellimit dhe kujdesjes për raportet miqësore, speciale të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Iu jemi gjithmonë mirënjohës juve dhe familjeve tuaja. Vlera e luftës na bashkon, përtej çdo partie e ideologjie”, tha presidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!