×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj del kundër kazinove, kërkon mbylljen

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 9:36

    Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka mbështetur iniciativën e 49 deputetëve për të pezulluar punën e kazinove dhe lojërave të fatit.


    Haradinaj sot në mëngjes ka thënë se përshëndetë këtë iniciativë, por duke mos treguar nëse do të marrë hapa konkret ditëve në vijim, shkruan Reporteri.net.

    “Përshëndes propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës”, ka thënë Haradinaj.

    Ndërkaq, i pari i Qeverisë ka kujtuar se ditë më parë veç ka kërkuar inicimin e provedurave brenda Qeverisë të cilat, siç thotë ai, do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të lojërave të fatit.

    “Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë”, ka shtuar Haradinaj.

    Sidoqoftë, ky reagim i ligjvënësve vije pas dy vrasjeve që ndodhën ndaj dy punëtorëve të kazinove brenda pak ditëve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!