×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e Thaçi në “probleme”, paralajmërohet pranverë e nxehtë

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 8:13

    Nga e premtja do të nisin tubimet opozitare nëpër komunat e Kosovës, nëpërmjet të cilave Lëvizja Vetëvendosje (LVV) synon ta përmbysë Qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, por edhe ta rrëzojë nga froni presidentin Hashim Thaçi.

    Nisma ka nxitur reagimin e menjëhershëm të pushtetit.

    Koalicioni në pushtet ka humbur shumicën në Kuvend prej më shumë se një viti, ndërkaq as opozita nuk e ka shumicën e nevojshme për ta votuar suksesshëm një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

    Kjo për shkak të Listës Serbe, e cila i mban ministrat në Qeveri, ndërsa dhjetë ligjvënësit e saj kanë thënë të jenë në opozitë, por të cilët nuk kanë bashkëpunim me kolegët e tyre të subjekteve të tjera politike opozitare.

    Në këtë situatë, politikat e sponsorizuara nga Qeveria kalojnë në Kuvend vetëm me mbështetjen e Partisë Socialdemokrate (PSD), subjekt në të cilin kanë aderuar 12 deputetë që braktisën LVV-në gjatë këtij mandati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!