×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi "famëkeq"

    Haradinaj flet për hapareshjen me Radojiçiqin në Zyrën e Kryeministrit: Më të i ndava rrugët në 2018’ën

    Reporteri
    27 Shtator 2023 | 21:31

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se i ka ndarë rrugët me kriminelin serb, Milan Radojiçiq, në vitin 2018.

    Teksa u pyet për raportin e tij me Radojiçiqin, Haradinaj tregoi rrjedhën e takimit të tij me nënkryetarin e Listës Serbe.

    “Me z.Radojiçiq unë i kam nda rrugët në 2018-ën, takimi i famshëm që shihet në zyre e ka pas këtë përmbajtje, p.sh nuk e kemi elaboru çdo herë. Përmbajtja ka qenë Kosova po i voton ligjet e ushtrisë së vet dhe serbët janë kanë në gjendje me u pajtu me ligjet, vetëm nëse përfshihet ndonjë nen që ushtria e Kosovës nuk shkon në veri, në momentin kur e kanë vërtetu që ligjet do të shkojnë pa asnjë kufizim, pra ushtria e Kosovës në bazë të ligjeve ka obligim me mbrojtë gjithë territorin dhe ju e dini janë nda rrugët. Kjo është e vërteta, çdo fakt nga viti 2018 e tuje, kam provu edhe me i bind që krijimi i ushtrisë së Kosovës nuk është kundër tyre e serbëve të Kosovës, mund të shërbejnë edhe të rinjt serb, por ata nuk e kanë pranu dhe i kemi nda rrugët”, tha Haradinaj në Pressing të T7.

    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ishte “përdhosur” si kurrë më parë në historinë e shtetit të pavarur, pasi ish-kryeministri Ramush Haradinaj kishte vendosur që brenda saj ta mirëpriste kriminelin serb nga veriu i Kosovës, Milan Radojiçiq.

    Në kohën kur Haradinaj si shef i ekzekutivit të vendit dhe Radojiçiq si nënkryetar i Listës Serbe “haparesheshin” në Zyren e Kryeministrit të Kosovës, krimineli serb dyshohej për rastin e vrasjes së politikanit serb të veriut, Oliver Ivanoviq, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Në takimin me Haradinajn, në zyrën e tij si kryeministër i vendit, Radojiçiq ishte shoqëruar nga kryetari i partisë Goran Rakiq – ndonëse ishte “sekret publik” se krimineli serb që kërkohej nga shteti i Kosovës në fakt ishte “kryetari real” i Listës Serbe.

    Viti 2018, kryeterroristi i Manastirit të Banjskës hapareshej me Ramush Haradinajn në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës

    Pak muaj para takimit zyrtar me Haradinajn, për të cilin në vitin 2018 kishte shpërndarë komunikatë edhe vetë Qeveria e Kosovës, ish-kryeministri i Kosovës, njëherit ish-komandant i UÇK’së gjatë luftës dhe Milan Radojiçiq ishin takuar bashkë edhe privatisht në një nga restorantet në qendër të Prishtinës.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa pamje të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, ku shihet edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, i cili është i sanksionuar nga ShBA’të dhe Britania e Madhe. Sveçla ka thënë se Radojiçiq ka qenë udhëheqësi i grupit terrorist dhe sulmit që vrau policin Afrim Bunjaku.

    Mediumi boshnjak “Istaga” ka raportuar se ai është në mesin e terroristëve të plagosur.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!