×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i thotë VV-së: Presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 20:12

    Kryeministri Ramush Haradinaj siç duket nuk po i pëlqejnë protestat e paralajmëruara nga Lëvizja Vetëvendosje me moton kundër “PAN hajnisë”.


    Ai e fton VV-në të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë, pasi konsideron se presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj.

    Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

    Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar. Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike.

    Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj.

    Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!