Kryeministri Ramush Haradinaj duke ndjerë dhimbjen ka shprehur ngushëllime për viktimat e sotme të një sulmi terrorist në Zelandë të Re.
Haradinaj potencoi se akti terrorist i cënon vlerat e një vendi të lirë, dhe shtoi se kjo gjë “na prekë të gjithëve”, shkruan Reporteri.net.
Ai ka shtuar se terrorizmi, nga kushdo që vije, është e keqja më madhore me të cilën duhet të përballet njerëzimi.
“Akti terrorist në Zelandë të Re, ku mbeten të vrarë dhjetëra njerëz të pafajshëm, cenon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve. Në emër të Qeverisë së Kosovës, shpreh dhimbjen për viktimat njerëzore të kësaj ngjarje të rëndë. Ngushëllime familjeve dhe institucioneve të Zelandës së Re. Terrorizmi, pa marrë parasyshë nga kush vjen, është e keqja më madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku. Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq, edhe presidenti Thaçi shprehu ngushëllime për viktimat e sulmit terrorist, duke ndarë dhimbjen me viktimat.
Ndryshe, është raportuar se është rritur numri i viktimave. Sipas raportimeve, thuhet se deri tani janë të vrarë 49 persona./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.