×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj mirëpret takimin e 29 prillit në Berlin

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 15:55

    Kryeministri Ramush Haradinaj e ka mirëpritur takimin e nivelit të lartë që do të mbahet me 29 prill në Berlin, shkruan Reporteri.net.


    Ai ka thënë se takimi që kryesohet nga Merkel e Macron ofron mundësi të madhe për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave të rajonit.

    “Mirëpres takimin e Nivelit të Lartë Joformal më 29 prill në Berlin, që bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, e që kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Ky takim ofron një mundësi të madhe për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave që rëndojnë rajonin tonë dhe për diskutim të hapur e sinqertë për mënyrat e avancimit të përpjekjeve drejt normalizimit dhe pajtimit përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë” shkruan Haradinaj në Facebook.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!