×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nderon ushtarët e rënë të KFOR-it

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 8:42

    Ne vigjilje të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj sot do të nderojë ushtarët e rënë gjatë shërbimit në Kosovë.


    Në ora 12:00, ai do të bëjë homazhe te pllaka memoriale e ushtarëve të KFOR-it në sheshin “Nëna Terezë”. Ndërsa më pas do të nderojë edhe ushtarët britanikë tek pllaka me emrat e atyre që humbën jetën tek sheshi “Edit Durham”.

    Nesër bëhen 20 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.Për të shënuar këtë përvjetor, janë organizuar shumë aktivitete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!