×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj niset për Amerikë, Qeveria tregon kë do ta takojë

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 9:30

    Kryeministri Ramush Haradinaj pas refuzimit të para disa muajve, ka arritur të marrë vizë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe pikërisht sot pritet të niset për atje.

    Reporteri.net solli informacione dje rreth kësaj teme, ku u zbulua se kryeqeveritari kishte marrë vizën që ditën e hënë.

    Vetë Haradinaj dje pas një ngjarjeje kishte konfirmuar shkurt vizën amerikane, duke pohuar pas pyetjes, dhe duke shtuar se “nesër niset”.

    Mirëpo, edhe pse informacioni për udhëtimin e Haradinajt është i konfirmuar, zyra e tij heshtë lidhur me agjendën e të parit të Qeverisë.

    Reporteri.net që nga dje ka provuar të flas me Zyrën e Kryeministrit për të marrë informacione nga vizita e shefit të Qeverisë, mirëpo kjo gjë ka qenë e pamundur.

    E sot zëdhënsja e Qeverisë, Donjeta Gashi, e kontaktuar nga gazeta ka treguar se nga kush është ftuar kryeministri.

    “Kryeministri I Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar sot për në Shtetet e  Bashkuara të Amerikë me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar Shën Pali në Detroit për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjës së Malësisë”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

    Ndërkaq, Gashi ka bërë të ditur se Haradinaj do të takohet me komunitetin shqiptar në Detroit, por ka shtuar se takime do të ketë edhe me zyrtarë të tjerë të SHBA-së.

    “Me këtë rast, kryeministri Haradinaj do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit, do të takoj edhe zyrtarë tjerë të ShBA-së”, ka shtuar ajo.

    Sidoqoftë, Haradinaj nuk i ka tërësisht të relaksuara raportet me SHBA-në pas refuzimit të heqjes së taksës, për këtë është vënë në dyshim mundësia që ai të takojë zyrtarët e shtetit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!