×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Nuk jam koordinuar ende me Thaçin për Samitin e Berlinit por nuk heq dorë nga taksa

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 10:12

    Pak ditë para Samitit që do të mbahet në Berlin, kryeministri i Kosovës Ramush Hradinaj ka thënë se ende nuk është koordinuar me presidentin Thaçi për qëndrimet që do të mbajë Kosova në këtë Samit, por siç është deklaruar ai kjo do të ndodhë ditëve të ardhshme.


    Haradinaj ka bërë të ditur se qëndrimet e tij tashmë janë të njohura dhe se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga taksa ndaj mallrave serbe, shkruan Reporteri.net.

    “Samiti i Berlinit nuk është takim bilateral, edhe pjesa e parë edhe pjesa e dytë, mendoj që qëndrimet që i ka mbajt Qeveria janë të Kosovës jo vetëm të kyretarit të Qeverisë, kam shpresë se nuk do të kemi shpërputhje me presidentin. Qëndrimet janë të Kosovës, por nuk ka ndryshim në qëndrimet e qeverisë për taksën. Do të kemi kohën me bisedu me presidentin para ngjarjeve dhe do të harmonizohemi por unë skam qëndrime tjera pos atyre që i kemi paraqitë”, është shprehur Haradinaj /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!