×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për ndalimin e këshilltarit të tij serb: Akt agresioni, Brukseli të reagojë

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 14:16

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit nga ana e policisë serbe të anëtarit të Partisë së Pavarur Liberale dhe njëherit këshilltarit të tij Srgjan Jovanoviq.


    Haradinaj ka thënë se ky veprim edhe një herë dëshmon se Serbia po përdorë agresion ndaj Kosovës dhe sipas tij, ky agresion nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera Haradinaj u ka bërë thirrje autoriteteve të Brukselit zyrtar që të reflektojnë dhe adresojnë, sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës.

    “Shpreh shqetësimin për ndalimin e këshilltarit tim Srdjan Jovanovic nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe. Ky ndalim, që nuk është i pari i kësaj natyre, edhe njëherë dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës.  Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Brukselit zyrtar që të reflektojnë dhe adresojnë, sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës. Ky agresion, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve tona.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Kujtojmë se muaj më parë nga policia serbe ishin ndaluar edhe zyrtarët tjerë të kësaj partie Sllobodan Petroviq, Boban Stankviq, Nebojsha Javkovljeviq dhe Sreqko Spasiq./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!