×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për riatdhesimin e 110 personave nga Siria: Janë kthyer me vetëdëshirë

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 20:58

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për operacionin e kthimit të 110 qytetarëve nga Siria.


    Ai ka treguar se çdo gjë është bërë në mbikëqyrjen e tij të plotë.

    “Ky proces ka zgjatë qe gjashtë muaj, e kemi mbajt larg opinionit. Këta njerëz janë kthy me vetëdëshirë, askush nuk mund t’i merr dhunshëm. Askush s’ka hypur në aeroplan pa nënshkrim të tyre”, ka deklaruar Haradinaj, për T7, shkruan Reporteri.net.

    Kryeministri ka falënderuar Amerikën për ndihmën e dhënë në këtë operacion.

    “Na ka ndihmu Amerika. Faleminderit Departamentit të Shtetit Amerikan dhe institucionet e sigurisë të Amerikës dhe ambasadorin Kosnet që kanë qenë gjithë të përfshirë. Ja kanë bërë një shërbim të jashtëzakonshëm Kosovës”, tha Haradinaj.

    “Është bërë një punë e shkëlqyeshme e institucioneve dhe mendoj se na u ka heq hija e zezë me gylenistët. Mbi gjashtë muaj punë dhe e kemi menaxhuar mirë dhe jemi vlerësuar nga gjithë partnerët”, ka deklaruar kryeministri.

    Kujtojmë se këta janë kthyer të premten së bashku me 106 gra e fëmijë me një operacion të Kosovës me SHBA-në, ku kjo e fundit i ka sjell me avion ushtarak në aeroportin e Prishtinës siç ka raportuar gazeta online “Reporteri.net”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!