Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vizitën në Kosovë të përfaqësuesve të Listës Studentore, e cila fitoi zgjedhjet studentore në Serbi, duke thënë se ata është dashur të arrestoheshin.
Haradinaj ka deklaruar se hyrja e tyre në Kosovë nga Serbia duhet të bëhet me leje dhe se institucionet e vendit duhet të mbikëqyrin vizita të tilla.
“Ardhja e tyre nga Serbia duhet me qenë me leje. Kjo është një vazhdimësi dhe është e papranueshme. Ata mund të shohin ëndrra, por institucionet e Kosovës duhet t’i përcjellin vizitat e tyre. Duhet të zbatohet ligji, ata duhet të arrestohen”, ka thënë Haradinaj.