×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Haradinaj për VV-në: Bereta ka pas ky vend edhe në të kaluarën, por sot janë mbeturina historike

    Reporteri
    08 Gusht 2025 | 17:52

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, si edhe vendimet e deritanishme, është i pavarur, i obligueshëm, dhe se i njëjti duhet respektuar.

    Ai ka thënë edhe se, shteti i Kosovës ‘‘nuk do të cenohet nga eksponentë të dyshimtë që vijnë vërdallë me mision dhe agjendë puro antikombëtare’’.

    ‘‘Disa njerëz që e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe të gjithëdijshëm, duhet ta kuptojnë se fundi i tyre është afër. Ata s’do të kenë vend për t’u fshehur, drejtësia do t’i godasë ashtu siç e meritojnë. Bereta ka pasur ky vend edhe në të kaluarën, por sot janë në koshin e mbeturinave historike. Shteti ynë nuk do të cenohet nga eksponentë të dyshimtë që vijnë vërdallë me mision dhe agjendë puro antikombëtare’’, ka thënë ai.

    Po ashtu, Haradinaj ka thënë se ‘‘Beretagjinjtë le të përgatiten për drejtësi’’.

    ‘‘Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sot, ashtu si çdo vendim i deritanishëm, është i pavarur dhe i obligueshëm për t’u respektuar. Beretagjinjtë le të përgatiten për drejtësi, pasi Kosovës i kushtuan mbi 3 miliardë euro, e Serbinë e pasuruan me mbi 3 miliardë’’, ka shkruar ai.

    Ndryshe, këtë reagim, Haradinaj e ka bërë pas sulmeve që Koordinatorja e komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje Dejona Mihali, i ka bërë ndaj Gjykatës Kushtetuese

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!