×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pret Talat Xhaferin në kullën e familjes

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 14:51

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në kullën e familjes në Gllogjan, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.


    Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me Xhaferin biseduan për zhvillimet në dy vendet.

    Më poshtë postimi i Haradinajt:

    I nderuar ta mirëpres në Kullën e Hilmiut në Gllogjan, Talat Xhaferin, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

    Bisedë vëllazërore për zhvillimet në Kosovë dhe në shtetin fqinj, me fokus interesat e shqiptarëve.

    Vlerat e idealit të lirisë, demokracisë dhe përparimit janë elemente të pandryshueshme të qenësisë sonë kombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!