Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e sheh të pamundur organizimin e një referendumi serb në Kosovë. Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, e ka kundërshtuar atë, shkruan Reporteri.net.
“Pretendimi i Serbisë që të organizojë referendum kushtetues në territorin e Kosovës është sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin kushtetues të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kundër kanë dalë edhe dy partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike.
Lidhur me këtë temë, kryeministri Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufcën, janë takuar me ambasadorët e QUINT-it.
Kurti ka folur shkurt për mediat pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
Ai ka thënë se tri institucionet kyçe të shtetit do të dalin me komunikatë të përbashkët gjatë ditës, duke mos dhënë detaje më shumë. Kurti paralajmëroi seancë të jashtëzakonshme për të shtunën.
“Në takim ishim të pranishëm presidentja, kryekuvendari, unë dhe dy zëvendëskryeministrat. Pas takimit të tri institucionet do të dalim me komunikatë të përbashkët për shtyp. Unë po shkoj në kryeministri që ta përgatisë thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër në orën 14:00”, u shpreh Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.