×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Qytetarët nuk po ikin nga Kosova, 727 janë kthyer vullnetarisht në 2018

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 9:45

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur rreth raportimeve të fundit për numrin e madh të të rinjve që po largohen nga Kosova.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj është shprehur se statistikat e paraqitura në media, nuk janë të sakta dhe se sipas statistikave reale të migrimit, Kosova nuk përbën rrezik të migrimit.

    Madje sipas Haradinajt krahasuar me vitin 2015, statistikat e fundit tregojnë rënie të lartë të migrimit, shkruan Reporteri.net.

    “Statistikat e fundit reale të migrimit, tregojnë se Kosova nuk përbënë rrezik të migrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 3515 raste të kërkesave për migrim në vitin 2018, krahasuar me vitin 2015, kur kishin e migruar 67.545 persona. Ndërsa, në vitin 2018, janë rikthyer vullnetarisht 727 qytetarë të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

    Lexoni postimin e plotë:

    Qytetarë të nderuar,

    Në disa media po jepen të dhëna të pasakta lidhur me migrimin e popullsisë së Kosovës, kryesisht të rinjve tanë. Statistikat e fundit reale të migrimit, tregojnë se Kosova nuk përbënë rrezik të migrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 3515 raste të kërkesave për migrim në vitin 2018, krahasuar me vitin 2015, kur kishin e migruar 67.545 persona. Ndërsa, në vitin 2018, janë rikthyer vullnetarisht 727 qytetarë të Kosovës. Kjo tregon qartë rënie të lartë të migrimit dhe se qytetarët e Kosovës respektojnë parimet bazë të lëvizjës së lirë.

    Të dhënat e pasakta, me ose pa qëllim, dhe manipulimi me shifrat e aplikimeve për viza, të cilat në shumicën e rasteve janë viza turistike, zyrtare dhe të punës, dhe vizita e bashkime familjare, për të cilat qytetarët aplikojnë njëkohësisht në disa ambasada dhe të njëjtit edhe disa herë brenda vitit, e dëmtojnë rëndë procesin e liberalizimit të vizave.

    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!