×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: S’i ndërroj karriget, ja dhashë fjalën Isës, po pres të kthehet

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 12:53

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ironizuar me karriget në zyrën e tij.

    Gjatë pritjes së ministrit të Jashtëm malazez, Srdjan Darmanoviq, tha se po kritikohet për ulëset në Kryeministri, por ai thotë se nuk do t’i ndërrojë ato.

    Kjo për arsye se i ka dhënë fjalën ish kryeministrit, Isa Mustafa. Madje thotë se do t’i lejë ashtu deri sa të kthehet.

    “Pom kritikojnë për karriga. Ja kom jep fjalën Isës, nuk i ndrroj. Du me i lon deri sa t’kthehet”, tha Haradinaj.

    I pyetur se po pret që të kthehet Mustafa, kreu i ekzekutivit pohoi se po i ruan deri sa të kthehet.

    “Tash po ja ruj deri sa tvjen, qitu tnjejtat i ka”, shtoi Haradinaj, raporton EO.

    Madje humori i mirë i kryeministrit, reflektojë edhe me veprime të tjera.

    Ai mori zëvendësin e tij, Behgjet Pacolli për ta zëvendësuar në pozitën e mysafirit,  për një fotografi të momentit.

    Haradinaj doli në anën e djathtë tek flamuri i Kosovës, si nikoqir, ndërsa Pacolli tek flamuri i Malit të Zi.

    E gjithë kjo ishte një shaka e kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!