×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj tregon a flet me Veselin

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 21:25

    Kryeministri Ramush Haradinaj pas seancës solemne të 17 shkurtit ishte shfaqur tejet i nxehur ku përveç se nuk u përshëndet me të pranishmit dhe zgjodhi të dilte nga salla ndaras, bëri disa ofendime që mediat raportuan se ju adresuan Kadri Veselit.


    “Ma qenef mashkull në jetë…”, u dëgjua të thotë Haradinaj.

    Por pas dy muajsh kryeministri Haradinaj mohon kategorikisht se i është referuar Kadri Veselit.

    “Nuk ka qenë reagim direkt për kryetarin Veseli. Nuk ka qenë me Veselin për besë ashtu”, ka deklaruar Haraidnaj për T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai më pas tregon se çfarë raporte ka me Veselin dhe qe sa nuk e ka takuar “kokë me kokë”, pra takim bilateral me të.

    “Jam duke pasur kujdes me marrëdhëniet me koalicion. I respektoj partnerët, jo pse ma mbajnë jetën në pushtet por se jemi të rritur. Është mirë të shkojmë bashkë në tema, jemi me tregu me ec përpara me Serbinë, por jo me ndrrim territoresh. Komunikojmë korrekt, nuk po e shoh ftohjen. Kemi ma pak komunikim, por shkak është se edhe PDK i ka zgjedhjet e brendshme. Nuk kam pas takim bilateral që një kohë të gjatë. Para taksës jemi takuar. Ka një kohë takim bilateral me u ulë me bisedu tema ka një kohë”, ka deklaruar Haradinaj.

    Haradinaj ka treguar nëse do lidhte koalicion sërish me PDK-në e NISMA-n.

    “Rendi e don me vet, a mendojmë me vazhdu bashkë a jo. Nuk e di qysh ka me shku, pasi jemi me duar të lira kur të kryhet ky mandat. Unë i kisha vet me shku bashkë apo ndaras. Ende herët është të merret një vendim”, ka deklaruar Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!