×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Haradinaj: Vendimi i Kushtetues tregon se jemi në një situatë dinamike, zgjedhjet e reja – opsioni i fundit

    Reporteri
    25 Korrik 2025 | 10:47

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i Kushtetueses për masë të përkohshme pas 26 korrikut, jep shpresë se do të ketë zhvillime të reja në këtë drejtim, ose edhe një vendim final të Gjykatës për ngërçin në Kuvend. 

    “Kjo masa e përkohshme është për dy javë, na jep shpresë që do të ketë zhvillime të reja ose vendim të ri të Gjykatës me një masë finale. Kjo është e mira e kësaj. Është e mundshme, kjo është spekulim prej meje, por është e mundshme që gjykata e ka paraparë që kaq kohë i duhet deri në një zhvillim të ri. I bie që jemi në një periudhë më dinamike. Ne kemi ardhë çdoherë me shpresë që do të kemi një lëvizje nga ata që po e mbajnë peng Kuvendin, i kemi dhënë edhe ndihmë që t’ia japim votat për një kandidat përbashkues, pa asnjë kalkulim politik, që të kthehet votimi u hapur. Është një situatë e rëndë edhe me zotëriun Dehari, a po e menaxhon shumë keq seancën”, tha Haradinaj para mediave.

    Kreu i AAK-së foli edhe për mundësinë që vendi të shkojnë në zgjedhje të reja. Ai tha se kjo duhet të ndodhë vetëm pasi të shterohen të gjitha mundësitë e tjera.

    “Ne nuk mendojmë se duhet të favorizohen zgjedhjet pa u shteruar mundësitë të krijohen institucionet. Zgjedhjet mund të na sjellin sërish në një situatë të ngjashme. Jemi të gatshëm, por nuk i kërkojmë zgjedhjet e reja. Një Kosovë jemi peng të Kurtit, nëse ai e ka nda mendjen me bë keq e më keq do të vazhdojë kështu me këtë degradim”, tha Haradinaj para seancës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!