Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka paralajmëruar se mund të votojë edhe kandidat nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit, por se kjo varet edhe nga qëndrimi i partisë.
Hasani njoftoi se Grupi Parlamentar i PDK’së do të mblidhet sot dhe do të dalë me qëndrim, teksa u shpreh i bindur se Kuvendi do të konstituohet më së largu të hënën, shkruan Reporteri.net.
“Afati ka filluar që pardje kur ka dalë vendimi. Sot do të kemi një mbledhje të grupit, sigurisht do të dalim me një qëndrim. E shoh si jo e drejtë dalja e aktgjykimit dy ditë para zgjedhjeve, që t’i vë të gjitha partitë politike në presion. Po besoj qe më një marrëveshje do t’ia dalim, nëse jo kismet të hanën po”, deklaroi Hasani, para seancës së sotme.
I pyetur specifikisht nëse kjo nënkupton se mund ta votojë një kandidat nga Lista Serbe, Hasani u shpreh “Po, ata që e dojnë shtetin e Kosovës, e mbrojnë shtetin e Kosovës dhe kanë luftu për me ba shtetin e Kosovës, duhet ta votojnë dhe ta ndërtojnë shtetin.Varësisht prej grupit, ta shohim”.
Seanca do të nis në orën 10:00./Reporteri.net