×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu pasi Kushtetuesja rrëzoi Ligjin për Këshillin Prokurorial: U bë me qëllim të pengimit të reformës në drejtësi

    Reporteri
    25 Mars 2023 | 12:39

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës dje ka nxjerrë vendimi për Ligjin për Këshillin Prokurorial duke konstatuar se ai është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe si i tillë është i pavlefshëm.

    Haxhiu ka thënë se për Gjykatën Kushtetuese më i rëndësishëm është interesi personal i disa anëtarëve të KPK-së sesa interesi i përgjithshëm”

    “Ne nuk kemi vepruar krye në vete, por kemi konsultuar një ndër organet më të respektuara atë të Komisionit të Venecias, siç bëjmë për iniciativat e MD-së. Ne jemi të vetëdijshëm për pavarësinë e sistemit të Drejtësisë, si atij Prokurorial apo Gjyqësor. Ne kemi pasur synim që të bëjmë një ligj që siguron që KPK ka përbërje pluraliste dhe është në gjendje të ushtroj kompetencat e tij kushtetuese, dhe jo të kapim apo cenojmë pavarësinë e sistemit Prokurorial, siç u interpretuar nga disa parti politike”, tha ajo.

    “Është paradoksale se në pikën e parë të njoftimit, Kushtetuesja konstaton se përbërja aktuale e KPK-së është korporatiste, por në pikën e fundit thotë se nuk mund t’i ndërpritet mandati anëtarëve përmes shortit siç e kemi paraparë ne. Për Kushtetuesen më i rëndësishëm është interesi individual i anëtarëve të KPK-së, dhe jo të gjithëve, por vetëm disa prej tyre, sesa interesi i përgjithshëm, sesa ndalimi i korporatizmit në një institucion të rëndësishëm për qytetarët, për vetë sistemin e drejtësisë në përgjithësi”, ka thënë ajo në konferencë për shtyp të shtunën.

    Haxhiu bëri të ditur se nuk kanë pranuar ende aktgjykimin e Kushteuteses.

    “Gjykatës Kushtetuese ju deshën plot 9 muaj për të nxjerr aktvendimin e saj, nëse ka qene kaq i thjeshte pse ju deshën 9 muaj?”, tha ajo, duke shtuar se ndryshimet kanë pasur mbështetjen e dy komisioneve te Venecias dhe disa grupe punuese por kontribut te madh kanë dhënë edhe organizata.

    Ajo tutje e ka thënë se është absurd edhe interpretimi që Kushtetuesja ia ka bërë standardeve ndërkombëtare, e që sipas saj thotë se u bë me qëllim të pengimit të reformës në drejtësi.

    “Absurditeti qëndron edhe në interpretimin jo korrekt të gjykatës në standartet ndërkombëtare dhe në respektimin e dispozitave kushtetuese me qëllim të pengimit të reformës në drejtësi. Për të bërë të pavlefshëm një ligj kaq të rëndësishëm thuhet se është në kundërshtim me kushtetutën, përderisa Komisioni i Venecias ka vlerësuar që është në përputhje me standardet ndërkombëtare”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!