Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të enjten Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku është pritur nga drejtori i këtij institucioni, Petrit Ajeti, dhe zyrtarë të tjerë të Agjencisë.

Përmes një postimi në rrjetet Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë vizitës është njohur nga afër me punën, organizimin dhe prioritetet e AKI-së, të cilën e ka cilësuar si një institucion kyç për sigurinë e Republikës së Kosovës.

Ajo ka shprehur vlerësim për profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve të Agjencisë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave shtetërore.

Reklamë

“Fuqizimi i kapaciteteve të saj dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten thelbësore për një Republikë të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes”, ka shkruar Haxhiu.