×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Haziri: Nga sot, Republika në dorë të Presidentes – Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma

    Reporteri
    22 Korrik 2025 | 22:32
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas kërkesës që ka dorëzuar sot Presidentja Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ngërçin institucional, ku përfshihet edhe kërkesa për masë të përkohshme lidhur me afatin e caktuar për konstituim.

    Haziri ka thënë se nga sot, Republika është në dorë të Presidentes dhe se Kushtetuesja është rruga e vetmë për ta ushtruar rolin e saj, shkruan Reporteri.net.

    “Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! Gjykata Kushtetuese është rruga e vetmë për ta ushtruar rolin e saj. Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma. Të tjerët kanë me përcjelle! E theu rrethin 5-vjeçar!”, ka shkruar Haziri.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar kërkesën e dorëzuar nga Osmani në Kushtetuese lidhur me konfliktin në mes të kompetencave kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës, që përmban 27 faqe. Aty Osmani i drejtohet Kushtetueses me shtatë kërkesa. Aty thuhet se drejtimi i Presidentes Gjykatës Kushtetuese vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme të saj për ta lehtësuar procesin e një marrëveshjeje politike që do të rezultonte meë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Përmes kësaj kërkese kërkohet miratimi i kërkesës për masë të përkohshme; vlerësimi preventim i konfliktit të kompetencave mes institucioneve kushtetuese në rast të konstituimit pas afatit kushtetues; zgjidhja e konfliktit kushtetues të kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat juridike të mungesës së konstitutimit të Kuvendit brenda afatit që ka përcaktuar Kushtetuesja; zgjidhja e konfliktit kushtetues të kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat juridike të konstituimit të Kuvendit pas afatit të caktuar; të zgjidhë konfliktin e kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat në ushtrimin e kompetencave të Presidentes së Republikës në raport me një Kuvend që mund të konstituohet pas afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit dhe në fund t`i sqarojë të gjitha efektet e tjera juridike lidhur me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues./Reporteri.net

    Shtatë kërkesat e Osmanit drejtuar Kushtetueses lidhur me ngërçin, çka thuhet në dokumentin prej 27 faqesh që e dorëzoi sot

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!